0030 210 33 18 483

104 kg kokainë dhe 800 euro, dy shqiptarë në pranga

TV TRIBUNA 31 Tetor 2019

Policia greke ka sekuestruar 104 kg kokainë dhe më shumë se 800 mijë euro, ndërsa ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë dhe një kroat, si pjesëtarë të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës. Mes të arrestuarve është dhe kreu i grupit.

Operacionet, në bashkëpunim me zyrën amerikane të antidrogës – DEA në Athinë, u zhvilluan në zonat Agios Dimitros dhe Iliupolis në Athinë.

Kokaina ishte fshehur në divane, sirtarë, por edhe në një sobë elektrike dhe paketat me drogë ishin mbuluar me rërë.

Sipas policisë, grupi aktivizohej për një kohë të gjatë dhe struktura e tij ishte tejet profesionale.

Tre të arrestuarit kishin detyra të caktuara.

Kreu i grupit ishte përgjegjës për blerjen, magazinimin dhe shitjen me shumicë të kokainës, si dhe për gjetjen e klientëve dhe menaxhimin e parave.

I dyti ishte përgjegjës për sigurinë dhe ruajtjen e sasive të kokainës, transportin drejt blerësve dhe trafikimin.

I treti ishte përgjegjës për inkasimin e pagesave, llogaritë, si dhe trafikimin e sasive të kokainës.

Sipas policisë, fitimi nga shitja e 104 kg kokainë përllogaritet të ishte në më shumë se 5 milionë euro.

Policia ka sekuestruar: 828.565 euro cash

Dy automjete

Dy peshore precizioni

Dy saldatriçe

Tre radio marrëse-dhënëse

Katër pajisje GPS

Një pajisje për çaktivizimin e telefonave celularë

12 telefona celularë

Një diktofon

Ambalazhe për drogën

Çelësa banesash dhe magazinash ku ruhej kokaina.

Ndaje me miqte