132 orë pas tërmetit shpëtohet katërvjeçarja
ATSH
12 Shkurt 2023
GAZIANTEP, 12 shkurt /ATSH-AA/ – Një vajzë katërvjeçare u shpëtua e gjallë nga rrënojat, 132 orë pas tërmeteve të fuqishme që goditën Turqinë më 6 shkurt.
Ekipet e shpëtimit nxorën vogëlushen Sengul Karabacak nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Gaziantep, një nga rajonet e goditura nga dy tërmetet, që janë cilësuar si fatkeqësia e shekullit.
Vajza e vogël u dërgua me ambulancë në spital.
Në rrënoja po vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.
Tërmetet u ndjenë në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin, dhe kanë shkaktuar deri tani mbi 28 000 viktima.
Ndaje me miqte