0030 210 33 18 483

16.09.2019 / Zhvillimet kryesore të ditës në Greqi, Shqipëri dhe botë

TV TRIBUNA 16 Shtator 2019

LAJMI KRYESOR

Çmimi i naftës u rrit në mënyrë të konsiderueshme sot pas sulmeve me dron kundër rafinerive të naftës në Arabinë Saudite.

Një fuçi Brent (159 litra), naftë e papërpunuar e standardit ndërkombëtar, u rrit në çmim me 6,60 dollarë, gati 11%, duke arritur në 66,82 dollarë, çmimi më i lartë që nga mesi i korrikut.

SHBA ka fajësuar Iranin për sulmet me dron të së shtunës, të cilat shkaktuan zjarre në dy objekte në të cilat operon gjiganti shtetëror saudit ”Aramco”, në provincën lindore të Buqyaqit.

GREQI

Sulme me bomba molotov ndaj filialeve bankare, si dhe zyrave të Demokracisë së Re në Glyfada, Alimo, Kipseli dhe Kesariani.

 

Vazhdon zjarri në Zakynthos, por pamja është tashmë më e mirë.

Nuk rrezikohen fshatra.

Më herët, u përfshi nga flakët një banesë në fshatin Keri.

Drejt vënies nën kontroll zjarri në Lutraki.

 

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, viziton Berlinin, ku do të takohet me homologun gjerman, Haiko Mass dhe kryeparlamentarin Wolfgang Schauble. Në qendër të bisedimeve: Marrëdhëniet dypalëshe, Brexit dhe procesi i integrimit europian tëv endeve të Ballkanit Perëndimor.

 

“Një opozitë konstruktive, por njëkohësisht luftrake, të argumentuar dhe bashkëkohore”, do të bëjë SYRIZA, deklaroi kryetari i partisë më të madhe opozitare, Aleksis Tsipras, në konferencën e shtypit në Panairin e Selanikut.

 

MOTI:

I kthjellët.

Temperatura në Athinë e Selanik, 32 gradë celsius.

 

 

SHQIPËRI

Të hënën filloi viti i ri shkollor 2019-2020 për rreth 380 mijë nxënës në arsimin parauniversitar.

Për herë të parë në bankat e shkollës do të ulen rreth 24 mijë nxënës në total ndërsa

rreth 272 mijë në sistemin 9-vjeçar.

Në gjimnaz janë rreth 90 mijë nxënës.

Dita e hënë ka qenë një ditë emocionuese për të gjithë nxënësit në vend, veçanërisht për ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Këtë vit, policia e shtetit ka forcuar masat e sigurisë në shkolla.

 

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, deklaroi komisioneri për Zgjerimin e unionit, Johannes Hahn, në një intervistë për të përditshmen malazeze ”Vijesti”.

”BEdo të vazhdojë të mbështesë Ballkanin Perëndimor drejt integrimit europian, që është në interes të vetë unionit”, theksoi Hahn.

 

Ka ndërruar jetë, në moshën 100 vjeçare, Rrahman Parllaku, një nga figurat e shquara të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.

Lajmi është dhënë nga presidenti Ilir Meta. “Me pikëllim të madh dhe dhimbje të thellë mora lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Gjeneralit legjendar Rrahman Parllaku, partizanit dhe komandatit fitimtar antifashist, qëndrestarit të pamposhtur të burgjeve komuniste, veteranit me arsye dhe zë të kthjellët në mbështetje të demokratizimit të Shqipërisë” shkruan Presidenti.

 

Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat e fshatit Petovë në rrethin e Fierit. Si pasoje e flakëve janë djegur mbi 500 rrënjë ullinj. Sipas banorëve, zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm.

 

MOTI: I kthjellët, por herë pas herë do të ketë dhe kalime vranësirash kryesisht në zonat malore.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 13 - 35 gradë Celsius.

Ndaje me miqte