0030 210 33 18 483

2 vrasje në 24 orë/ Krimi në familje godet edhe Durrësin, burri vret gruan me thikë në byrektore

DOSJA AL 26 Shkurt 2020

DURRES- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur disa minuta më parë në qytetin e Durrësit, ku mësohet se një burrë ka qëlluar bashkëshorten me thikë brenda një byrektoreje. Ngjarja ka ndodhur pranë Pallatit të Sportit të qytetit. Burime nga vendngjarja shtojnë se para debatit, çifti ishte konfliktuar rëndë.

Gjithashtu mësohet se ata janë burrë e grua, pronarë të byrektores ku ndodhi vrasja. Ende nuk dihen rrethanat dhe identiteti i çiftit. Kjo është vrasja e dytë brenda 24 orëve që ndodh në familjet shqiptare.

Mbrëmjen e djeshme, Fatmir Kolecaj vrau me armë zjarri ish-gruan dhe të vëllain e saj në Mirditë. Fatmir Kolecaj vrau ish-bashkëshorten, Esmeralda Filopati 36 vjeçe, nënë e tre fëmijëve dhe vëllanë e saj Vledison Filopati 34 vjeç. Esmeralda dhe Fatmiri ishin divorcuar 3 vite më parë.

Esmeralda Filopati punonte shitëse tek një market në qytetin e Rrëshenit, ndërsambrëmë i vëllai kishte shkuar ta merrte tek puna, por teksa po ktheshin në shtëpi në oborr janë qëlluar për vdekje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndaje me miqte