2018, cili kryeqytet i botës është vizituar më shumë nga turistët
Tribuna TV
09 Tetor 2018
Sipas një studimi të Mastercard, që realizohet prej një dekade dhe evidenton destinacionet e preferuar të klientëve, lista e sivjetme përmban një surprizë.
Ndërsa të gjithë prisnin që Londra apo Parisi të kurorëzoheshin si “kampione”, siç ndodh çdo vit, këto dy kryeqytete europiane janë respektivisht në vend të dytë dhe të tretë.
Fituesi i vendit të parë nuk përfshihej fare në listën e fituesve të mundshëm.
Fjala është për Bangkokun, kryeqytetin e Tailandës. Fitoi titullin kampion ndërmjet 162 kryeqyteteve, me 20 milionë vizitorë gjatë vitit 2018. Sipas të dhënave të studimit, një vizitor qëndroi mesatarisht 4,7 net dhe shpenzoi 137 dollarë në ditë.
Ndërkaq, edhe pse Bangkoku ka numrin më të madh të vizitorëve për këtë vit, në vende të tjera vërehet një xhiro më e madhe për çdo turist. Për shembull, Dubai ndodhet në krye të listës, me mesatare 537 dollarë për çdo vizitor.
Dhjetëshen e kryeqytetve me më shumë turistë -pas Bangkokut, Londrës dhe Parisit- e plotësojnë: Dubai, Singapori, Nju Jorku, Kuala Lampur, Tokio, Stambolli dhe Seuli.
Ndaje me miqte