0030 210 33 18 483

24 korriku, shkarkohen shefat e mëdhenj të zjarrfikësve dhe policisë

Tribuna TV 06 Gusht 2018

Me një njoftim lakonik zyra e shtypit e kryeministrit grek ka njoftuar se “shef i shërbimit zjarrfikës emërohet gjeneral-leitnant Vasileos Matheopulos, deri sot zëvendësshef dhe shef i ri i policisë gjeneral-leintnat Aristidhis Andrikopulos, deri sot nëndrejtor i përgjithshëm”.

Pas dorëheqjes së ministrit të mbrojtjes së mbrojtjes së qytetarit Nikos Toskas të premten, shefi i policisë dhe ai i zjarrfikësve ishin dy “kurbanet” e radhës në caktimin e përgjegjësive për menaxhimin e mangët të situatës në zjarret vrastare të 24 korrikut.

Mesditën e të hënës ndërkaq, dha dorëheqjen edhe sekretari i përgjithshëm i Mbrojtjes Civile, Janis Kapakis.

Ndaje me miqte