0030 210 33 18 483

25 vjetori i demonstratës së 2 prillit Basha në Shkodër: Nderojmë dëshmorët

02 Prill 2016

Partia Demokratike ka nderuar me një cermoni përkujtimore në Shkodër vrasjen e katër te rinjve më 2 prill të vitit 1991, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i shoqëruar nga deputet të PD-së, Edi Paloka, Genc Pollo, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku dhe në praninë e qindra qytetarëve, ka vendosur kurora me lule te memoriali i dëshmorëve te 2 prillit. Basha në fjalën e tij tha se “25 vite më parë regjimi komunist vrau në Shkodër katër të rinj, nderim për jetë Arben Brocit, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu. Ata i kujtojnë Shkodrës masakrën e 2 prillit, ata na tregojne se Shkodra është bastion i demokracisë shqiptare, është frymzimi ynë për demokraci. Ngjarja e 2 prillit tregon se demokracia në Shqipëri erdhi nëpërmjet sakrificës. Nderim dhe mirënjohje për jetë martirëve dhe dëshmorëve te demokracisë”. “Ata vranë katër dëshmorët, por nuk vranë dot ëndrrën për të ecur përpara për të hapur kapitullin e demokracisë në Shqipëri. Asnjëherë nuk janë mbledhur kaq shumë vajza dhe djem në këtë pelegrinazh se sa sot në Shkodër. Kjo është përgjigjja ndaj tyre, është shprehja e ndërgjegjësimit të të rinjve, të shqiptarëve, për te nxjerrë vendin nga udhëkryqi i demokracisë ku ndodhet sot”, tha Basha. Me tej ai theksoi se “Trashgimtarët politike të diktaturës kthehen te dhuna, urrejtja, shtypja, korrupsioni, luksi për vete dhe si 25 vite më parë ata vjedhin votat. Modeli i tyre është varfërimi i shqiptarëve, sepse vjedhin me tendra korruptive. Kemi protestuar dhe s’do reshtim së protestuari, sepse sot ata kanë marrë peng pushtetin. Ne jemi gati dhe të vendosur që të mos e lemë endrrën e katër dëshmorëve të ndryshkur, por jemi më të vendosur se kurrë për të çliruar nga kthetrat e oligarkisë Rama-Meta. Në do të vazhdojmë për të sjellë në jetë projektin tonë në shërbim të shqiptarëve, modelin e vlerave dhe të punës”. ATSH

Ndaje me miqte