0030 210 33 18 483

26 vjeçari shqiptar humb jetën i goditur me thikë

Tribuna TV 27 Qershor 2018

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën pas një përleshjeje në zonën Peristeri – Athinë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në orët e para të së mërkurës. 

26 vjeçari u gjet i shtrirë në një pellg gjaku.

Sipas policisë ai ishte goditur me sende të forta, ndoshta me thikë.

Edhe pse u dërgua menjëherë në spital, ai nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda.

Policia po heton mbi motivet dhe autorët e vrasjes, që po i kërkon në rrethin e të njohurve të viktimës.

Ndaje me miqte