0030 210 33 18 483

331 raste me Koronavirus në Greqi

TV Tribuna 15 Mars 2020

Në 331 ka shkuar numri i rasteve me Koronavirus në Greqi, pas 103 rasteve të reja të konfirmuara që u shpallën të dielën pasdite nga koordinatori i ministrisë së shëndetësisë, prof. Sotiris Tsiodras.

Sipas tij, 49 raste janë konfirmuar 24 orët e fundit, ndërsa 54 më herët por që u komunikuan të dielën, për shkak të ngarkesës në laboratorët e referencës.

Deri në këto momente, në Greqi ka 4 të vdekur nga Koronavirusi.

Tsiodras deklaroi se “nuk është nevoja për panik, po për gjakftohtësi” dhe shtoi se “masat që janë marë pritet të sjellin rezultate 2-3 javët e ardhshme”.

Ndaje me miqte