0030 210 33 18 483

5 të vdekur nga bombardimi i Kullës së televizionit në Kiev

Tribuna TV 01 Mars 2022

Shërbimet ukrainase të emergjencave civile njoftuan se pesë njerëz u vranë nga sulmi rus kundër kullës së televizionit në Kiev.

Ministria e brendshme njoftoi më herët se forcat ruse bombarduan kullën e televizionit duke shkaktuar ndërprerjen e transmetimeve televizive.

Ministra e cilësoi Rusinë si “barbare” për sulmin ndaj kullës që ndodhet në afërsi të Babi Jar, vendi i njërës prej masakrave më të mëdha kundër hebrenjve gjatë holokaustit nazist.

“Forca ushtarake ruse sulmuan kullën e televizionit, afër monumentit për viktimat e Babi Jar. Kriminelët rusë nuk ndalojmë me asgjë, duke vazhduar barbarizmin e tyre. Rusë baras me barbarë”, shkruhet në Twitterin e ministrisë së brendshme ukrainase.

Ndaje me miqte