0030 210 33 18 483

57 numri i të vdekurve, 36 janë identifikuar me testin ADN

TV TRIBUNA 03 Mars 2023

57 është numri i konfirmuar i të vdekurve nga përplasja e trenit të martën në mesnatë, sipas informacionit të fundit zyrtar nga policia dhe shërbimi zjarrfikës, të premten në mesditë.

Zëdhënësja e policisë greke, Konstandina Dimalgidou sqaroi se ata që ishin deklaruar fillimisht si të zhdukur përfshihen tek të vdekurit.

“Në këtë pikë, disa bëjnë gabimin që ata të cilët  ishin deklaruar nga prindërit si të zhdukur menjëherë pas aksidentit, t’ia shtojnë numri të të vdekurve që janë nxjerrë nga rrënojat. Ata që ishin deklaruar fillimisht si të zhdukur përfshihen tek të vdekurit”, tha zëdhënësja.

Zëdhënësja e policisë shtoi se deri në këto momente janë identifikuar 36 të vdekur me testin e ADN-së.

Gjithashtu, 11 prej familjeve janë njoftuar prej zyrtarëve të ekipit të identifikimit të policisë dhe se ky proces i dhimbshëm po vazhdon.

Ndaje me miqte