0030 210 33 18 483

60 ditë burg për shtatë rekrutët shqiptarë

TRIBUNA 30 Janar 2017

Shtatë rekrutët me origjinë shqiptare që u fotografuan duke bërë simbolin e shqiponjës, janë dënuar me 60 ditë burg secili. Sipas mediave, 50 ditë është dënimi maksimal disiplinor që ka vënë shtabi i përgjithshëm i ushtrisë, ndërsa dhjetë ditë të tjera i ka shtuar ministri i mbrojtjes, Panos Kammenos, i cili ka shfrytëzuar një të drejtë që ia jep ligji. Më vonë, edhe shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ka nxjerrë një komunikatë për shtyp, ku thuhet se shefi i shtabit të përgjithshëm, gjeneral lejtnant Alkiviadis Stefanis, ka dhënë për shtatë rekrutet dënimet disiplinore, në maksimumin e parashikuar nga juridiksioni i tij. “Vendimi i shefi të shtabit iu përcoll ministrit të mbrojtjes, Panos Kammenos, që vendosi t’I shtojë dënimet në maksimumin e lejueshëm të kompetenecave të tij”, thuhet në komunikatën e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura greke. Edhe pse njoftimi vë në dukje që hetimet për çështjen po vazhdojnë, gjasat ndoshta janë që shtatë rekrutët të mos kenë konsekuenca të tjera. Fillimisht ishte thënë që ata rrezikojnë deri në pesë vjet burg, por duket se akuzat që përfliteshin nuk janë provuar.

Ndaje me miqte