0030 210 33 18 483

7 vjet i arratisur, shqiptari kapet pasi vjedh bankën

TV TRIBUNA 08 Gusht 2019

Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar që akuzohet për grabitjen e armatosur të një banke në qytetin veriperëndimor, Parga.

Grabitja ndodhi të hënën paradite, kur i arrestuari dhe një person tjetër u futën në filialin e një banke të maskuar me kapele dhe syze dielli dhe bërtitën “grabitje”. Më pas ata kërcënuan me armë arkëtarin i cili u dha sa para kishte gjendje: 26.630 euro dhe 200 dollarë amerikanë. Para se të largoheshin ata qëlluan një herë në ajër.

Sipas policisë, 35 vjeçari shqiptar u arrestua në qytetin e Prevezës.

Gjatë kontrollit në banesën që ai e kishte marrë përkohësisht me qira, u gjetën dhe u sekuestruan 8.240 euro dhe 100 dollarë që mendohet se janë produkt i grabitjes.

Një pistoletë me kalibër 9 mm, një kartë identiteti italiane e falsifikuar dhe tre telefona celularë.

I arrestuari është person me precedentë të rëndë penale. Ai ndodhej në kërkim që prej vitit 2012, kur kishte dalë me leje nga burgu i Patras ku vuante dënimin me 12 vjet për grabitje të armatosur.

Gjithashtu ai ishte dënuar në mungesë me 19 vjet burg, për një tjetër grabitje me armë.

Ndaje me miqte