0030 210 33 18 483

A e mbani mend? 17 vjet nga tërmeti vrastar i Athinës

Tribuna 09 Shtator 2016

Ndonëse me dy ditë vonesë, ia vlen të kujtohet, edhe për kurreshtjen e më të rinjve. Të mërkurën u mbushën 17 vjet nga tërmeti që goditi pasditen e 7 shtatorit 1999 Athinën. Tërmeti u shënua saktësisht në orën 14:56:50. Fillimisht nisi me një zhurmë të shurdhët dhe pastaj toka filloi të dridhej për rreth 15 sekonda. Menjëherë pas kësaj u ndërpre energjia elektrike dhe shumë ndërtesa nisën të shemben me zhvurmë, ndërsa ishte shumë i vështirë komunikimi telefonik. Tërmeti me magnitudë 5,9 të shkallës rihter, e kishte epiqendrën 18 km nga qendra e Athinës, në zonën midis Aharnes dhe parkut të Parnasit dhe thellësia e vatrës nuk i kalonte të 14 kilometrat. 145 njerëz humbën jetën, çka e bëri tërmetin e 7 shtatorit 1999 më vrastarin e 50 viterve të fundit në Greqi. Mes viktimave kishte edhe emigrantë shqiptarë. 85 njerëz u nxorrën të gjallë nga rrënojat, 2.000 u plagosën dhe 50.000 vetë mbtën të pastrehë. Zonat që u goditën më rëndë ishin ato pranë epiqendrës: Filadelfia, Menidhi, Metamorfosi. Skena tragjike u shtejlluan në fabrikën e firmës Rikomeks, në Menidhi, në rrënojat e të cilës humbën jetën 35 punonjës, mes të cilëve dhe dy gra shtatëzëna. Gjithashtu u shkatërruan fabrikat e firmave Fialoplast, Faran dhe Furlis, ku humbën jetën respektivisht tre, katër dhe gjashtë punonjës. Shtatë njerëz të tjerë vdiqën pas shembjes së një pallati në Nea Filadelfia.

Ndaje me miqte