0030 210 33 18 483

ABC News reportazh në terren nga Brukseli

23 Mars 2016

Vetëm disa orë pas sulmeve të përgjakshme në Bruksel, dhjetra qytetarë janë drejtuar bulevardi kryesor i qendrës së Brukselit për të shkruar me shkumës mesazhet e tyre. Gazetarja e ABC NEWS në kryeqytetin belg, Erisa Zyka, ka përgatitur një reportazh tepër të ndjerë në terren, duke u fokusuar në prononcimet e vetë qytetarëve që kanë mundur frikën dhe kanë dalë rrugëve të Brukselit, për të dhënë mesazhin e jetës, të dashurisë dhe të paqes. Askush nuk e kishte menduar që bulevardi kryesor i qendrës së Brukselit do të mbulohej nga mesazhe të qytetarëve. Mesazhe të shkruar me shkumësa, që duken si fjalë të skalitura mbi gurë. Ato lartësojnë jetën, dashurinë paqen në një ditë kur Brukseli është përgjakur. për të shprehur që dashuria triumfon mbi terrorrin mjafton edhe një shkumës. Gjithçka filloi nga tre studentë. Studente: Unë jam studente së bashku me dy miqtë e mi dhe filluam të shpërndaimë shkumësa për t’u dhënë mundësinë njerëzve të shpreheshin. Erdhëm këtu para Bursës pasi ka më shumë hapësirë, në mënyrë që të gjithë të shkruajnë mesazhe.është më domethënëse që njerëzit janë këtu sesa në shtëpitë e tyre. Mesazhi më i bukur është sot, që ne jemi bashkë, jemi solidarë, terrorristët janë minoritet, ndërsa ne jemi shumicë. Nxënës që kanë ardhur enkas të shprehin ndenjat e tyre. Ata shprehin keqardhjen për humbjen e jetëve tê pafajshme dhe refuzojnë të mbyllen në shtëpi. Për ta nuk është frika që do fitojë por solidariteti. Student: Na ra si një rrufe në qiell të hapur Qytetar: “Pikërisht kur u duk se u qetësua situata, sërish një valë evenimetesh që na prekin të gjithëve. I kemi dërguar mesazhe të gjithë afërmve dhe miqve tanë. Kishte disa miq që kishin familjaërt e tyre në Zaventem dhe për fat ata kanë shpëtuar pasi kanë lëvizur nga vendngjarja 15 minuta më parë”. Student: “Nuk është se nuk ndjhehemi të mbrojtur. Por të tilla evenimente duket se janë të paevitueshme”. Student:”Nuk besoj, se zgjidhja është që të rrijmë të mbyllur brenda në shtëpi dhe të mos bëjmë asgjë”. I riu, të cilit i është plagosur motra: “Motra ime ishte në metronë Malbeek bashkë me fëmijën e saj. Ishte tre vagona larg shpërthimit. Më mori në telefon dhe më tha që ishte e plagosur. Nuk ishte plagosje e rëndë, por e ka prekur shpërthimi i xhamave. Më tha që ishte e plagosur. Por nuk kam më të reja prej saj. Shpresoj të jetë mirë. Për mua personat që kanë humbur jetën në atentat i shoh gjithashtu si pjesëtarë të familjes. Edhe pse vijmë nga vende të ndryshme, jemi të gjithë të një familjeje”. “Bruksel të dua, Bruksel, e bukura ime. Unë jam ndoshta një ëndërrimtar, por nuk jam i vetëm. Besoj, që ti të na bashkohesh një ditë”. Këto janë mesazhet që janë shkruar në bulevardin Anspach para Burses. Gruaja argjentinase: “Jam e trishtuar për qtë që po ndodh, për njërëzit. është e tmerrshme ajo që po ndodh. Nuk duam të ndodh askund. Kjo ka ndodhur në Argjentinë, Paris, tani këtu. Ne duam t’i jepet fund kësaj situate. Duam të shkojmë me pushime pa frikë, të udhëtojmë pa frikë, të lëvizim lirisht dhe të jemi të lumtur. Jo luftës për pushtet apo për fe. Po paqes dhe dashurisë”. Banorët e Brukselit ruajnë qetësinë përballë dhimbjes, trishtimit dhe terrorrit të sulmeve terrorriste. Ata duan të vazhdojnë të mbrojnë vlerat e tyre përbashkëta, lirinë, solidaritetin, jetesën bashkë dhe diversitetin e qytetit. Shënim: Videoja e reportazhit mund të shikohet në këtë adresë: http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/68865

Ndaje me miqte