0030 210 33 18 483

Alarm në Greqi çfarë produktesh nuk duhet të blini në supermarket

Tribuna 19 Dhjetor 2017

Autoritetet në Greqi janë alarmuar pasi një grupim anarkist njoftoi se ka injektuar acid klorhidrik në disa produkte që do të shiten në supermerkatat e Athinës dhe Selanikut. Hetimet mbi çështjen i janë ngarkuar shërbimit anti terror, ndërsa Enti i Kontrollit të Ushqimeve i këshilloi qytetarët që të jenë të kujdesshëm në blerjet e tyre. Nga data 20 deri më 25 dhjetor. Grupimi “Zjarrvënësit zigjelbër”, publikoi fotografi, ku pjesëtarë të tij shpojnë me shiringa shishe të Coca Colas, kuti qumështi të freskët, si dhe paketa me sallam. Ata thanë se solucioni që ishte injektuar ishte acid klorhidrik. “Do të fillojmë t’i vendosim në raftet e supermerkatave nga data 20 dhjetor deri më 24 dhjetor, në supermarkete të ndryshëm të Athinës dhe në gjithë Selanikun”, kanë informuar anarkistët. Në një njoftim për shtyp të Entit të Kontrollit të Ushqimeve, nënvizohet se konsumatorët nuk duhet të blejnë produktet e mëposhtme, nga 20 deri më 25 dhjetor: Shishe plastike Coca Cola 1,5 litra Shishe plastike Coca Cola Light, 1,5 litra, Sallam “Parizaki Yfantis”, në paketa 6500 gramëshe dhe 350 gramëshe, Qumësht të freskët Delta në kuti kartoni me ngjyrë blu, 1 litërshe Njëkohësisht, Enti i Kontrollit u bën thirrje supermerkatave në Athinë dhe Selanik që t’i heqin sa më parë nga raftet produktet në fjalë. Kjo është hera e tretë, që pikërisht në festat e fundvitit, ky grup anarkist bën të njëjtën gjë. Por nga ekzaminimet rezultoi se në asnjë prej produkteve nuk ishte injektuar acid klorhidrik.

Ndaje me miqte