Ambasadori Lu: Marrëdhëniet ShqipëriSHBA mbeten të shkëlqyera
ATSH
10 Nentor 2016
Pas fitores së Donald Trump në garën amerikane për president, ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu deklaroi se zgjedhjet në SHBA ishin një votë për ndryshim në Shtetet e Bashkuara, por kjo nuk do të thotë ndryshim në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
"“SHBA-të kanë zgjedhur presidentin e 45-të të tyre, Donald Trump. Këto zgjedhje ishin një votë për ndryshim në SHBA, por kjo nuk do të thotë ndryshim në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Shqipëria dhe SHBA kanë pasur marrëdhënie të ngushta si përgjatë administrative republikane, ashtu dhe atyre demokrate”, deklaroi ambasadori Lu.
Diplomati amerikan theksoi më tej se “demokracia është një gjë që na lidh së bashku si amerikanë dhe si shqiptarë”.”Ajo është e rrëmujshme dhe shpesh me polemika. Por në fund demokracia na garanton liritë që i vlerësojmë shumë. SHBA ka zgjedhur presidentin e 45-ë, Donald Trump. Por nuk do të thotë ndryshim në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së. SHBA dhe Shqipëria kanë pasur marrëdhënie të ngushta si me republikanët ashtu edhe me demokratët. Jemi aleatë të NATO-s, partnerë në Afganistan, kemi qëndruar së bashku kundër agresionit rus në Ukrainë dhe pro pavarësisë së Kosovës”, u shpreh Lu.
Ndaje me miqte