0030 210 33 18 483

Ancelotti prezantohet te Bayern

TRIBUNA 11 Korrik 2016

Traineri i ri i Bayernit të Mynihut, Carlo Ancelotti, ka deklaruar se nuk do të ketë ndonjë revolucion dramatik në ekip. Italiani u prezantua të hënën në Allianz Arena, pasi nënshkroi një kontratë trevjeçare. Misioni i tij do të jetë të udhëheqë bayernin drejt titullit të gjashtë në Champions League, një ëndërr sublime e bavarezëve, që ështëp shndërruar në një ide fiske. Por paraardhësi i Ancelottit, Pep Guardiola, nuk arriti të shkonte më shumë se në gjysmëfinaële, në tre edicionet e qëndrimit të tij në Mynih. Pavarësisht se fitoi shtatë trofe, mungesa e një kupe Europiane konsiderohet si një njollë në biografinë e spanjollit. Carlo Ancelotti është i vetmi trainer që ka fitur 3 herë Champions League: 2 me Milanin (2002-2003 dhe 2006-2007) e një me Realin (2013-2014). Dy kupa të tjera kampionësh i ka fituar si lojtar me Milanin, në 1988-1989 dhe 1989-1990. Tribuna

Ndaje me miqte