0030 210 33 18 483

Ankara 34 të vrarë në një shpërthim

14 Mars 2016

Një shpërthim i fuqishëm në sheshin qendror të kryeqytetit turk, Ankara, të dielën herët në mbrëmje, la pas vetes të paktën 34 të vrarë dhe shumë të plagosur. Ministri turk i shëndetësisë, Mehmet Muezzinoglu, tha se 125 njerëz janë trajtuar në spitale të ndryshme në Ankara. Nëntëdhjetë prej tyre në gjendje ë rëndë. "Tridhjetë veta u vranë në vend, ndërsa katër të tjerë vdiqën në spital", tha Muezzinoglu. Ministri i brendshëm, Efkan Ala, tha se autoritetet pritet të përfundojnë të hënën hetimet mbi sulmin. Zyrtarët thanë se shpërthimi ndodhi në sheshin Kizilay, një zonë tregtare dhe qendër transportesh afër ambasadave të huaja dhe ndërtesave qeveritare Kanali televiziv NTV, tha se një makinë që besohet të ketë qenë e mbushur me eksploziv, shpërtheu afër një autobusi. Disa makina u përfshinë nga zjarri dhe pamjet televizive tregojnë automjete të dëmtuara. Sulmi ndodhi dy ditë pasi që Shtetet e Bashkuara lëshuan një paralajmërim për një komplot të mundshëm për sulm në qendër të Ankarasë dhe kërkuan nga qytetarët amerikanë të shmangin zonën. Shtetet e Bashkuara e dënuan sulmin ndërsa ritheksuan "partneritetin e fuqishëm me Turqinë, aleatin në NATO, në luftë kundër kërcënimeve të përbashkëta nga terrorizmi". Sulmi u dënua edhe nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili theksoi se të gjithë anëtarët e NATO-s qëndrojnë përkrah Turqisë, të venddosur për të luftuar terrorizimin e të gjithë formave. Shpërthimi ndodhi më pak se një muaj pas sulmit me një makinë bombë në kryeqytet që la pas vetes 29 të vrarë. Turqia tha se ai sulm ishte kryer nga një sirian i lidhur me grupet e milicive kurde. Ankaraja është duke luftuar Partinë Punëtore Kurde të shpallur të jashtëligjshme, e cila për 30 vjet me radhë është duke udhëhequr një lufte guerile në përpjekje për të siguruar më shumë autonomi për kurdët në juglindje të Turqisë. Turqia është vënë edhe në shënjestër të grupi Shteti Islamik, i cili u fajësua për një sulm vetëvrasës në muajin tetor gjatë një tubimi paqësor në Ankara, ku u vranë më shumë se 100 persona - që ishte sulmi më i përgjakshëm që kur Turqia u shndërrua në shtet modern në vitin 1923. VOA

Ndaje me miqte