0030 210 33 18 483

Ano Petralona qendër për të miturit e pashoqëruar

26 Qershor 2015

Një qendër të re për mikpritjen e të miturve funsionon që prej një muaji në Ano Petralona të Athinës. Qëllimi i krijimit të kësaj qendre është që të mbulojë nevojat e fëmijve dhe adoleshentëve që mbërrijnë në Greqi pa familjet e tyre. Në qendrën e Petralonas kanë gjetur strehë 18 persona, në kohën që vlerësohet se janë 99 fëmijtë dhe adoleshentët që ndodhen në qendrat e mbajtjes në gjithë Greqinë, ngase nuk ekzistojunë infrastrukturat e përshtatshme që do t’i mikprisnin. Ndërtimi i qendrës së mikpritjesa në Ano Petralona u financua nga Fondacioni bamirës Ioannis S.Latsis. Fondacioni po mbulon edhe shpenzimet funksionale, derisa koston ta marrë përsipër ministria e politikës së emigracionit, përmes inkuadrimit në buxhetin e Fondit Europian të Azilit, Emigracionit dhe Integrimit. “Mendoj se është një iniciativë e shkëlqyer dhe simbolike, që duhet të gjejë pasues, sepse në këto momente shteti, në situatën që ndodhet, mbështetet shumë tek njerëz dhe fondacione që mund të financojnë struktura të tilla për të ndihmuar fëmijtë. Mendohet se 99 fëmijë të tjerë të pashoqëruar gjeden në qendrat e mbajtjes, nga Orestiada në Amigdaleza, ngaqë nuk ka ambiente se ku të shkojnë”, tha ministrja alternate e politikës së emigracionit, Tasia Christodoulopoulou. “Nuk është e mundur të flasim për civilizim, paqe dhe kohezion social dhe të mos kemi në qendër të vëmendjes fëmijtë e pashoqëruar”, shtoi zonja Christodoulopoulou. Sa i përket anës financiare, ministrja shprehu urimin që “të vijnë këto para nga Europa që të mundim të sigurojmë kushte elementare njerëzore për mikpritjen e refugjatëve. Në këto fonde kemi vënë si prioritet mbrojtjen e të miturve”. Ambientet e qendrës kanë kapacitet për 24 persona. Në këto momente aty bujtin 18 djem të moshës 13-17 vjeç, kryesisht nga Afganistani dhe Siria. Qendra menaxhohet nga organizata joqeveritare “Praksis”. Sipas presidentit të kësaj OJQ-je, Tzanetos Antypas, çdo vit arrijnë në Greqi rreth 2.500 fëmijë të pashoqëruara, ndërsa në të njëjtën kohë strukturat ekzistuese mund të mikpresin vetëm 250 fëmijë. Në muajin e parë të funksionimit të qendrës, u realizua një ribashkim familjar, ndërsa dy të tjera janë në proces. Sipas Tzanetos, procedura për bashkimin e një fëmije me familjen e vet, zgjat dy muaj. Përveç strehimit, në qendrën e mikpritjes ofrohet mbështetje psikologjike dhe sociale, konsluencë juridike, shërbime ndërmjetësimi, mësim i greqishtes dhe i lëndëve të tjera, veprimtari ndërkulturore, dhe mbulim i nevojave bazike, (ushqim, pastrim, siguri). Tribuna

Ndaje me miqte