0030 210 33 18 483

Apelasi leja e qëndrimit nënshtetësia. Zyra e Avokatisë DEDES iu përgjigjet pyetjeve të lexuesve

19 Mars 2016

Edhe gjatë këtyre dy javëve jave kemi përmbledhur disa prej pyetjeve që na kanë dërguar lexuesit dhe ua kemi përcjellë ekspertëve të Zyrës së Avokatisë DEDES & Assosictaes. Më poshtë vijojnë përgjigjet. PYETJE: Unë kam jetuar në Greqi 13 vjet kam bërë 11 vjet shkollë. Por nuk jetoj në Greqi gjatë 2 viteve të fundit, jetoj në Dubai dhe leja e qëndrimit më ka mbaruar. farë mund të bëj që të përfitoj letrat greke dhe leje qëndrimi? PERGJIGJE: Ju mund të vini një ditë në Greqi dhe si fillim të aplikoni për leje qëndrimi. Sepse siç e kuptoni, ju nuk mund të aplikoni për nënshtetësi greke nëse nuk ndodheni në mënyrë të ligjshme në shtetin grek. Më pas do të filloni procedurën për pasaportën greke, sepse i plotësoni kushtet për të aplikuar. PYETJE: Kam “apelasi” në Greqi, por koha 5 vjeçare ka kaluar dhe nuk është hequr akoma. Si të veproj? PERGJIGJE: Edhe nëse ka kaluar afati i apelasit ju duhet të bëni dhe një kërkesë për heqjen e emrit tek “lista e zezë”. Zyra jonë e avokatisë meret me një procedurë të tillë, edhe nëse ju jetoni në Greqi apo në çdo shtet tjetër jashtë Greqisë. PYETJE (Rudina): Kam aplikuar per bashkim familjar,me doli emri dhe e dhashe intervisten ne Konsullaten e Korçës, pasi atje e kemi te drejten Më pas ne Greqi mora nje vendim qe me eshte pranuar kerkesa per bashkim familjar. Dhe vendimin e vizes e kane nisur ne 17 Dhjetor, por keta te Konsullates me thone qe nuk ka ardhur akoma Dua te di sa vonohen zakonish pasi jam dhe shtatezane dhe dua te lind ne Greqi. Nëse më ndihmoni, çfarë letrash duhen kur te dalë vendimi? PERGJIGJE: Nese ju keni aplikuar nga ambasada dhe burrin e keni ne Gdhe ai i ka bërë të gjitha veprimet vetë pa avokat, fatkeqësisht përgjigja vonohet , dhe zgjat akoma dhe 1 vit. Tani nuk mund të ndërhyni dhe të dalin më shpejt, sepse është dërguar dosja juaj. PYETJE (Dëshirani): Si mund te heq apelasin nga gjykata ne Greqi. Për momentin ndodhem në Shqipëri ketu e 3 vjet. Kam qenë me letra të rregullta. PERGJIGJE: Nëse ka kaluar afati i apelasit ju duhet të bëni dhe një kërkesë për heqjen e emrit nga “lista e zezë. Në rast se keni me shume se një vit që keni marre apelasin, mund të bëjmë një kërkesë për heqjen e saj me shpejt se afati qe e keni apelasin. Zyra jonë e avokatisë meret me një procedurë të tillë, edhe nëse ju jetoni në Greqi apo në çdo shtet tjetër jashtë Greqisë. PYETJE (Meti): Kam dy apelasi, një në 2009 edhe një në 2011 dhe jam pa letra ne Greqi. A mund të bëj letra? PERGJIGJE: Po, mundeni. Fillimisht duhet te bejmë kerkesë për heqjen e apelasit dhe emrin nga lista e zeze. Me pas do fillojmë procedurat per lejen e qëndrimit. Por nëse jetoni këtu mund të fillojmë të dy procedurat njëkohsisht. Domethenë, aplikimin për leje qëndrimi dhe për heqjen e emrit tuaj nga “lista e zezë”. PYETJE: (Mariglen): Per te bërë letrat ata qe i kanë lënë pergjysmë, çfarë kërkohet? Kam qenë me letra që nga 1998 deri 2009. A mundem t’i bëj letrat përsëri? PERGJIGJE: Nëse gjatë këtyre viteve nuk keni hyrë asnjëherë në shtetin grek, as dhe me psaportë, ju informoj që do ta keni më të vështirë. Por mund të provoni të aplikoni dhe të rinovoni dokumenat e tuaja. do çështje ka një procedurë tjeter, dokumentat bazë janë: çdo dokument që keni patur gjatë viteve që keni jetuar ne Greqi, AMKA, AFM, forologjiki dilosi, fotokopje pasaporte, 3 fotografi. PYETJE (Klodiana): Kam qenë me letra nga 1998. Nga 2007 deri në 2011 me veveosi për arsye të ensimave që nuk i plotësoja dhe ika për shkak të krizës. Kam qenë me nusen dhe vajzën që ka lindur në 2005. Po keni mundësi, më ktheni një përgjigje. PERGJIGJE: Ju jetoni akoma ne shtetin grek? Nëse nuk jetoni këtu, mund të aplikoni sërish për të rinovuar dokumentat. Nëse jetoni në shtetin grek atëherë do ta keni me të thjeshtë për të rifituar sërisht dokumentat duke ndjekur një procedurë tjeter. Për më shumë informacione mund të kontaktoni me zyrën tonë. PYETJE (Kastriot H.): Unë kam apodhiktika (dëshmi) nga 2007-2016, kam AFM, AMKA, po kam marrë edhe apelasi në 2015 kam ndonjë shpresë? PERGJIGJE: Ju mund të filloni procedurën për heqjen e apelasit si fillim. Zyra jonë merret me çështje të tilla dhe në rast se ju jetoni në shtetin grek, apo edhe nëse nuk jetoni. PYETJE: (Ylli): Jam një familjar në Kos kam 10 vjet me familjen këtu pa dokumenta. Kemi dhe një fëmijë në shkollë që ka lundur këtu. A përfitoj dokumenta? PERGJIGJE: Po, mund te perfitoni letra dhe ju dhe gruaja juaj nga fëmijët. Procedura ne çdo rast është e ndrryshme. Duhet të keni sikur dhe një dokument çdo vit që të vërtetoni banimin tuaj në Greqi dhe dokumenta që të vërtetojnë që fëmijët kanë lindur në shtetin grek. Mund të kontaktoni me zyren tonë dhe të filloni procedurën. PYETJE (Kastriot L.): Ensimat ku do t’i blejmë edhe sa euro kushton një ensim? PERGJIGJE: Ensimat mundeni t’i blini në IKA dhe atje do informoheni për çdo procedurë që do të ndiqni dhe për shumën e parave që duhet të paguani. Kini parasysh që nëse ensimat duhen për leje të jashtëzakonshmne, ende nuk është marrë vendimi i formës së prerë, pasi ministria e emigracionit ka kërkuar që të kenë një çmim më të ulët nga sa kërkon IKA dhe ende nuk është arritur marrëveshja përfundimtare. PER ME SHUME DREJTOHUNI TE ZYRA E AVOKATISE DEDES & ASSOCIATES Athinë (stacioni i metrosë Eavangelismos), Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, tel.: 210 3621415, fax: 210 3623308 www.dedeslaw.gr, general@dedeslaw.gr

Ndaje me miqte