0030 210 33 18 483

Arrestohen 3 shqiptarë për trafik droge

TRIBUNA 24 Nentor 2016

Policia greke ka arrestuar në dy operacione të ndryshme tre shtetas shqiptareë, që akuzohen për transport dhe trafik droge. Dy prej tyre, të moshës 32 dhe 33 vjeç janë arrestuar sapo kanë hyrë në brendësi të territorit grek, në pikën kufitare të Kapshticës. Gjatë një kontrolli nga policia atyre iu gjetën 2 kg e 5 gr kokainë. Dy shtetasit shqiptarë e kishin ndarë drogën në mënyrë të barabartë dhe e kishin fshehur në breza që i kishin kaluar në trup. Përveç drogës, policia sekuestroi 1.030 euro, 5.700 lekë, si dhe 3 telefona celularë e 4 karta SIM. Në një tjetër aksion, policia greke ka arrestuar në Mesologi, në pjesën perëndimore të vendit, njuë shtetas shqiptar të moshës 29 vjeç, ndaj të cilit ishte lëshuar më herët urdhër arresti. Ai akuzohet si kreu i një grupi që në fillim të muajit kishte futur nga Shqipëria në Greqi 65,7 kg kanabis. Më 7 nëntor, një shtetas grek ishte arrestuar në Janinë kur po sillte nga Shqipëria këtë sasi kanabisi. Për të njëjtën çështje një ditë më vonë ishte arrestuar në Kalabaka edhe një shtetas shqiptar.

Ndaje me miqte