0030 210 33 18 483

Arrestohen dy shqiptarë e një grek transportonin 213 kg drogë

TRIBUNA 18 Janar 2017

Një shtetas grek i moshës 63 vjeç dhe dy shqiptarë (27 dhe 34 vjeç), janë arrestuar mesditën e të mërkurës në rrethinat e Janinës. Sipas policisë, ata po transportonin një sasi të madhe droge. Ata akuzohen për krijim të organizatës kriminale si dhe futjen në vend, transportimin, posedimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Shtetasi grek u arrestua në Vrosina dhe në makinën që drejtonte u gjetën 213,8 kg kanabis. Droga ishte ambalazhuar në 132 paketa dhe e futur në 10 thasë të mëdhenj. Pak më vonë, në rrugën periferike të Janinës u ndaluan dhe u arrestuan dy shtetasit shqiptarë. Ata po ecnin më përpara 63 vjeçarit dhe kishin rolin e pararojës. Përveç drogës, u sekuestruan të dy makinat, si dhe shtatë telefona celularë. Shërbimi antidrogë i policisë së Janinës po zhvillon hetimet përkatëse, ndërsa tre të arrestuarit do të paraqiten të enjten në prokurori, ku do t’iu komunikohen akuzat.

Ndaje me miqte