TIRANË, 14 maj /ATSH/ Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani po zhvillon një vizitë zyrtare në Hagë.
Kreu i SPAK u prit nga Presidenti i EUROJUST, Michael Shmid në selinë e agjencisë në Hagë.
Ata diskutuan për rezultatet e arritura si dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy agjencive të zbatimit të ligjit, SPAK dhe Eurojust, bëri të ditur SPAK. /j.p/