0030 210 33 18 483

Arrestohen dy të mitur shqiptarë akuzohen si trafikantë droge

Tribuna 28 Maj 2017

Policia greke ka arrestuar në flagrancë dy të mitur shqiptarë, me moshë 16 dhe 17 vjeç. Ata u arrestuan në një fshat pranë Patras, në kohën që po nxirrnin nga nëntoka një vazo qelqi me 11 doza heroine, me peshë 65,3 gramë. Vazoja ishte fshehur në një gropë ku gjithashtu u gjet edhe një fuçi plastike, brenda së cilës ndodheshin 18 qese plastmasi, që përmbanin gjithsej 17, 2 kilogramë kanabis. Gjatë kontrollit në banesën e tyre policia gjeti dhe sekuestroi 4 telefona celularë, 5 karta SIM, dhe një USB. Dy të arrestuarit janë kushërinj, ndërkohë që policia ka identifikuar she shpallur në kërkim xhaxhain e tyre, të moshës 38 vjeç, që konsiderohet si poseduesi i sasive të drogës.

Ndaje me miqte