0030 210 33 18 483

Arrestohet Klodi Lesi është mirë djali 4 vjeçar. Dy shqiptarë njoftuan familjen

24 Janar 2016

Eshtë arrestuar të dielën shtetasi shqiptar Klodian Lesi, që akuzohet se në fillim të këtij muaji vrau bashkëshorten e vet dhe u largua duke marrë me vete djalin e vogël 4 vjeçar. Lesi u kap në distancë të afërt nga vendngjarja, në gadishullin e Halkidikisë dhe po mbahet në rajonin e policisë të Poligjiros, në pritje për t’u marrë në pyetje. Djali i vogël, që ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, është tashmë pranë gjyshërve të vet, në shtëpinë ku banonte bashkë me vëllain dhe nënë e tij, që prej disa kohësh ishte në prag të divorcit me Lesin. Kanë qenë dy emigrantë shqiptarë ata që kanë ndihmuar në kapjen e Klodi Lesit dhe kthimin e fëmijës pranë gjyshit të vet. Kështu të paktën ka deklaruar babai i viktimës, i kontaktuar nga portali Proto Thema. Sipas tij, Lesi u takua rastësisht me dy shqiptarë dhe u kërkoi ushqim dhe aspirina. Ata të dy u përpoqën për më shumë se dy orë që t’i mbushnin mendjen të dorëzohej, ndërsa njeri prej tyre njoftoi të shoqen. Kjo nga ana e saj njoftoi familjen e viktimës dhe ish vjehrri i Lesit, bashkë me 3-4 burra të tjerë shkuan në vend. Iu hodhën përsipër dhe e neutralizuan, Lesi nuk bëri rezistencë dhe më pas mbërritën edhe forcat e policisë, ka thënë gjyshi i 4 vjeçarit Fivos, djalit të vogël që Lesi e kishte marrë me vete pas ngjarjes tragjike. Vetë fëmija në atë moment ishte i veshur me 4-5 xhupa, gjithmonë sipas gjyshit të vet. Gjyshi ka shtuar se i mituri është dëbosuar shumë dhe ishte mjaft i trembur, mirëpo kur pa vëllain e vet, u qetësua.

Ndaje me miqte