0030 210 33 18 483

Arrestohet e shumëkërkuara Pola Rupa shoqja e Niko Maziotisit

TRIBUNA 05 Janar 2017

Policia greke ka arrestuar paraditen e të enjtes, 5 janar, Pola Rupa-n, që konsiderohet një nga drejtueset e organizatës guerrile “Lufta Revolucionare” (Epanastatikos Agonas). Rupa u arrestua në një apartament në rrugën Zaimi 14, Iliupoli të Athinës, ku ndodhej bashkë me djalin e saj të mitur. Sipas informacioneve të para, ajo nuk bëri asnjë rezistencë, megjithëse kishte një armë në çantën e saj. Menjëherë pas arrestimit, Rupa u dërgua në shërbimin antiterror për t’u marrë në pyetje. 48 vjeçarja Pola Rupa ishte shpallur person në kërkim që nga viti 2014. Ajo akuzohet për pjesëmarrje në organizatën terroriste Lufta Revolucionare, që duket se edhe e drejton, pas arrestimit të mikut të saj, Nikos Maziotis, që aktualisht ndodhet në burg. Rupa bashkëjetonte me Maziotisisn dhe nga kjo bashkejetesë kishte lindur edhe djali i tyre. Rupa konsiderohet si “truri” i grabitjeve në të paktën dy banka, që kishin për qëllim mbështetjen financiare të organizatës: filialin e bankës në spitalin Sotiria në Athinë dhe më pas në Malesina të Ftiotidas. Bilanci i këtyre dy grabitjeve ishte më shumë se 300.000 euro. Pjesë e këtyre parave ishin përdorur vitin e kaluar nga Ruzpa për të pajtuar helikopterin me të cilin tentoi të ndihmonte Maziotisin në arratisjen e tij të pasuksesshme nga burgu.

Ndaje me miqte