0030 210 33 18 483

Asgjesohet grupi kriminal sekuestrohen 370 kg kanabis &ldquoMade in Albania&rdquo

Tribuna 05 Tetor 2017

Policia greke ka asgjesuar një grup kriminal që trafikonte drogë të importuar nga Shqipëria. Në pranga kanë rënë gjashtë shtetas grekë dhe një shqiptar, ndërsa janë sekuestruar më shumë se 370 kg kanabis. Operacionet për arrestimin e tyre janë zhvilluar njëkohësisht në disa zona të Athinës, si dhe në ishujt Rodos dhe Kos. Ndërsa shqiptari, i moshës 46 vjeç, u ndalua në pikën kufitare të Kakavijës, ndërsa po udhëtonte në drejtim të Shqipërisë. Vala e arrestimeve ka nisur në zonën Nea Erithrea të Athinës, ku njësia anti drogë diktoi një furgon që po ngarkohej me kanabis që ishte magazinuar aty. Sipas komunikatës së policisë gjatë kontrolleve në automjete dhe banesa, u gjetën dhe u sekuestruan 367 kg kanabis i papërpunuar; 3,75 kanabis i presuar; sasi të vogla vaj kërpi dhe kokaine. Gjithashtu u sekuestruan 191.545 euro, 1.420 dollarë amerikanë; një furgon, një autoveturë, një taksi, një motoçikletë, tre peshore precizioni, 12 celularë. Sipas policisë, nga shqyrtimi i metodës dhe rrezja e veprimit, si dhe nga sasia e kanabisit të sekuestruar, vlerësohet se fitimet e këtij grupi kriminal i kalojnë të 700.000 eurot.

Ndaje me miqte