0030 210 33 18 483

Asgjesohet grupi “shumëkombësh” i trafikut të drogës me “kapo” shqiptar

Tribuna 30 Janar 2018

Policia greke ka asgjesuar një grup kriminal që trafikonte drogë në shumë zona të Athinës. Në pranga kanë rënë 11 pjesëtarët e grupit, mes të cilëve edhe kreu i tij, një shtetas shqiptar me moshë 40 vjeç. 5 prej të arrestuarve janë grek, pesë shqiptarë si dhe një femër, shtetase rumune. Agjentë të anti drogës i mban prej disa kohësh në suervijim pjesëtarët e grupit dhe u arrit të verifikohej aktiviteti kriminal i tyre. Gjatë operacioneve të arrestimit në disa zone të kryeqytetit, policia sekuestroi 1,5 kg kokainë, 5,7 kg kanabis, 350 të një lënde që përdoret në përpunimin e drogës, si dhe një shumë parash prej 25.855 euro, por edhe kartmonedha të ndryshme të huaja si dhe 3 lira floriri. U sekuestruan gjithashtu 4 automjete, një pistoletë, 75 fishekë, 8 peshore elektronike precizioni, një sistem përgjimi me 4 kamera dhe 32 telefona celularë.

Ndaje me miqte