0030 210 33 18 483

Asgjesohet rrjeti i trafikut të heroinës në pranga &ldquokapoja&rdquo shqiptar

22 Maj 2016

Policia greke ka asgjesuar një tjetër organizatë kriminale, që trafikonte drogë dhe kryesisht kokainë, në Athinë, dhe në qytete të tjera të vendit, si Artë, Lefkada dhe Karditsa. Sipas policisë, krerë të kësaj organizate ishin dy shtetas shqiptarë, njeri 38 dhe tjetri 43 vjeç. 38 vjeçari dhe 11 pjesëtarë të tjerë, shtetas grekë, u arrestuan të shtunën pas operacioneve të zhvilluara në Arta dhe në Karditsa. 9 persona të tjerë janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim. Policia thotë se organozata kriminale, të paktën tre muajt e fundit, po nxirrte fitime të mëdha nga trafiku i drogës. 38 vjeçari shqiptar që u arrestua bashkë me patriotin e tij 43 vjeçar që ndodhet në kërkim, kishin kontrollin e plotë dhe administrimin e drogës, ndërsa gjithë të tjerët ishin të ngarkuar me shitjen e drogës. Gjatë kontrolleve të kryera nga policia në banesa dhe mjedise profesionale të të arrestuarve, u gjetën dhe u sekuestrun 32,14 gr kokainë, 293,4 gr kanabis “çokollatë”, 381 gr kanabis i papërpunuar, lënda nerkotike MDMA, 2.458 euro, 176 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër peshore precizioni, dy autovetura dhe dy motoçikleta, si dhe 18 aparate telefonash celularë. Policia ka hartua dosjen penale kundër të arrestuarve, ndërkohë që po vazhdojnë hetimet dhe kërkimi i 9 personave të tjerë që implikohen në këtë çështje.

Ndaje me miqte