0030 210 33 18 483

Asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i avionit Airbus A320

24 Mars 2015

Një avion Airbus A320 i kompanisë gjermane Low Cost (me kosto të ulët) Germanwings (filial i kompanisë Lufthansa), u rrëzua mesditën e të martës në Francën Jugore, ndërsa po kryente një fluturim direkt nga Barcelona (Spanjë) për në Dyseldorf (Gjermani). Kryeministri francez, Manuel Vallas, deklaroi në në bordin e avionit ndodheshin 142 pasagjerë dhe 6 pjesëtarë të ekuipazhit. Sa kryeministri, aq edhe presidenti Francois Hollande, u shprehën se sipas të gjitha gjasave nuk ka të mbijetuar. “Shkaqet e aksidentit janë për momentin të panjohura”, u deklaroi gazetarëve kryeministri Valls. Si shtoi se u aktivizua menjëherë ekipi qeveritar për menaxhimin e krizave dhe se ka dërguar në vendngjarje ministrin e brendshëm, Bernard Cazeneuve. ”Pjesë të avionit Airbus A320 u gjetën pranë Barcelonetes, në juglindje të Francës”, sipas autoriteteve franceze. ”Sipas një prej burimeve bëhet fjalë për një avion të kompanisë ”Germanwings”, filial i Lufthansa-s, që po kryente fluturimin mes Barcelonës dhe Dyseldorfit. ”Kjo është një tragjedi tjetër ajrore, duhet të njohim shkaqet dhe t’ua bëjmë të ditur autoriteteve përkatëse, gjermane dhe spanjolla, si dhe familjeve të viktimave”, deklaroi François Hollande. Presidenti francez njoftoi gjithashtu se pati një bisedë të shkurtër me kancelaren gjermane, Angela Merkel. ”Avioni që kryente linjën mes Barcelonës dhe Dyseldorfit transportonte 142 persona dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit”, bëri të ditur Drejtoria e përgjithshme e Aviacionit Civil framcez. Sipas të përditshmes franceze “Le Figaro” avioni u zhduk nga radarët rreth orës 11:20, ndërsa deri në atë moment lokalizohej në zonën e Barcelonetes. Drejtuesi i kompanisë ajrore gjermane “Lufthansa”, Carsten Spohr theksoi, nëpërmjet një mesazhi në rrjetin social Twitter, se nuk dinte se çfarë kishte ndodhur me avionin e Germanwings. “Ne nuk dimë ende çfarë ka ndodhur me fluturimin 4U 9525?, shkruan drejtuesi i kompanisë në llogarinë e tij të rrjetit social Twitter. “Shpreh dhimbjen time të thellë për familjet dhe miqtë e pasagjerëve dhe ekuipazhit (-). Kjo është një ditë e zezë për Lufthansa-n, ne shpresojmë të gjejmë të mbijetuar”, shtoi ai. Avioni i tragjedisë ishte prodhuar para 24 vjetësh dhe përfshihej që nga viti 2991 në flotën Germanwings, sipas bankës elektronike airfleets.net.

Ndaje me miqte