Athina: &ldquoNuk votojmë paraprakisht masa të reja&rdquo
TRIBUNA
28 Janar 2017
Qeveria greke nuk do të japë konsensus për votimin e masave paraprake, kanë deklaruar burime qeveritare, të cituara nga agjencia ANA-MPA, pas përfundimit të takimit të Eurogrupit. Në të njëjtën kohë, qeveria konsideron si shumë pozitiv faktin që në takimin e ministrave të financave të Eurozonës, “u afirmua pamje e mirë e ekonomisë greke”.
Sipas Athinës, ndër elementët që konfirmojnë këtë pamje, është se 2016-a është mbyllur sipas të gjitha gjasave me ritme pozitive zhvillimi dhe se do të ketë një suficit primar në masën 2%.
Më tej, qeveria greke insiston se nuk ka asnjë gjasë që të përmbushen “kërkesat absurde” nga ana e partnerëve, si për të votuar tani masa të reja me qëllim që të zbatohen në vitin 2018.
Tsakalotos: “Pretendimet e FMN-së bien ndesh me vlerat europiane”
Ministri grek i financavem Euklidis tsakalotos, deklaroi menjëherë pas takimit të Eurogrupit, se pretendimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për marrjen e masave paraprake bien ndesh me vlerat europiane.
Sipas tij, gjatë takimit të Eurogrupit, u konstatua ekzistenca e “një terreni të përbashkët”.
“Pati dakordësi për faktin se zhvillimi në Greqi po shkon më mirë nga sa pritej dhe se në tremujorin e katërt të 2016-s pritet të jetë edhe më i mirë nga sa më parë, diçka që mund të rezultojë me një ritëm pozitiv zhvillimi për gjithë vitin 2016, në kohën që parashikimet ishin për ritme negative”.
Ndaje me miqte