0030 210 33 18 483

Athina: &ldquoTurp&rdquo për vendet e rajonit që nuk pranojnë refugjatë

15 Mars 2016

Qeveria greke ka kritikuar vendet e rajonit që nuk pranojnë refugjatët. Ministri alternat i mbrojtjes, Dimitris Vitsas, e ka konsideruar këtë si një turp, duke theksuar se kjo po ndodh edhe në vende prej nga para 25 vjetësh kishin ardhur në Greqi mijëra emigrantë. “Disa vende kane qeveri që ngjan se veprojnë në mënyrë ksenofobike. Mes tyre, mjaft nga ato vende që dërguan disa dhjetra mijë emigrantë në Greqi para 25 vjetësh. Por tani këto vende nuk duan të pranojnë refugjatë sirianë nga Greqia. Për mendimin tim personal, ky është një turp!”, ka deklaruar pjesëtari i qeverisë greke për gazetën Financial Times. Megjithëse nuk flet me emra të përveçëm, ministri grek duket se aludon për Shqipërinë dhe Bullgarinë, dy vende prej nga, në fillim të viteve 1990, vërshuan në Greqi mijëra emigrantë ekonomikë. Ministri alternat i mbrojtjes ka parashikuar se një pjesë e mirë e refugjatëve që ndodhen aktualisht të bllokuar në Greqi, do të qëndrojnë aty për të paktën dy vjet. Madje shumë prej tyre mund të qëndrojnë përgjithmonë në Greqi. Duke iu referuar situatës në Idomeni, ministri grek i ka thënë gazetës britanike se refugjatët që po qëndrojnë aty prej javësh, shpresojnë që në një moment kufiri të hapet dhe ata të largohen për në Europë. “Duhet t’i bindim se kjo nuk ka për të ndodhur. Kemi kampe të organizuara, 20 km larg Idomenit, ku ata mund të jetojnë në kushte dinjitoze”, ka theksuar Vitsas. Tribuna

Ndaje me miqte