0030 210 33 18 483

Athina dhe kreditorët arrijnë marrëveshje për reformat

Tribuna 08 Prill 2017

Jeroen Dijsselbloem, presidenti i Eurogrupit, vendeve anëtare të eurozonës ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes në parim midis Athinës dhe kreditorëve për reformat e mëdha që do të kryhen në vend. Në pëfundim të takimit të ministrave të financave, Dijsselbloem ka deklaruar se misioni i ekspertëve që përfaqëson kreditorët, do të rikthehet së shpejti në Athinë, për të finalizuat marrëveshjen në nivel teknik. Ngërçi i ditëve të mëparshme në negociatat midis Athinës dhe kreditorëve ia ka lënë vendin një “flladi pozitiv”, siç deklaroi presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem. Në përfundim të takimit të ministrave të financave të eurozonës, në Valeta të Maltës, Dijsselbloem njoftoi për marrëveshjen me një mesazh në Twitter. “Pas arritjes së marrëveshjes në nivel teknik Eurogrupi do të rikthehet në ecurinë e masave fiskale afatmesme dhe qëndrueshmërinë e borxhit grek”. Më pas, në konferencën për shtyp, Dijsselbloem tha se është arritur marrëveshje për reformat e mëdha në të cilat duhet të avancojë Athina. ështjet madhore janë zgjidhur dhe tashmë mund të lëvizim më shpejt, tha Dijsselbloem, duke shtuar se misioni i ekspertëve që përfaqëson kreditorët, do të rikthehet “sa më shpejt që të jetë e mundur” në Athinë, për të konkluduar me marrëveshjen në nivel teknik. Synimi është që të vazhdojnë negociatat për një “marrëveshje të kompletuar politike”, që duhet arritur sa më shpejt”, tërhoqi vëmendjen shefi i eurozonës. Shefi i eurozonës sqaroi se marrëveshja konsiston në kursime me vlerë 2% të GDP-së, që do të zbatohen pas vitit 2019. Gjysma e kursimeve ka të bëjë me pensionet dhe gjysma tjetër me uljen e limitit të të ardhurave të patatueshme. Duke folur në emër të kreditorëve, Dijsselbloem deklaroi se finalizimi i marrëveshjes do të lejojë fillimin e diskutimeve për masat afatmesme të lehtësimit të borxhit grek. Nga ana e vet, komisioneri europian për çështjet financiare, Pierre Moscovici, përshëndeti arritjen e marrëveshjes. Ai shtoi se është koha e përshtatshme për t’i dhënë fund pasigurisë që rëndon ekonominë greke prej vitesh dhe vështirëson tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Ndaje me miqte