Athina paralajmërohet: Marrëveshje deri të dielën ose dalje nga euro dhe BE
08 Korrik 2015
Liderët e eurozonës i kanë dhënë Greqisë pesë ditë afat për të paraqitur propozimet e veta me qëllim arritjen e një marrëveshjeje me kreditorët.
Në rast të kundërt ata kanë lënë të kuptohet se Greqia do ta dalë nga eurozona.
Propozimet greke do të shqyrtohen në një tjetër samit, këdsaj radhe të liderëve të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, që do të mbahet të dielën, më 12 korrik.
Të martën u mbajt një samit i jashtëzakonshëm, ku liderët e eurozonës, prisnin të shqyrtonin propozimet e Athinës, pas referendumit të së dielës ku më shumë se 61% e grekëve votuan kundër ofertës së kreditorëve.
Propozimet duheshin diskutuar në takimin e ministrave të financave të eurozonës që u zhvillua më herët të martën. Mirëpo Athina nuk paraqiti projekte me shkrim dhe në vend të tyre prezantoi propozimet që kishte kryeministri Aleksis Tsipras kishte bërë javën e kaluar dhe që Brukseli kishte thënë se do të mund t’i shqyrtonte pas referendumit.
Në përfundim të samitit të eurozonës, presidenti i Bashkimit Europian, Donald Tusk, deklaroi se qeveria greke ka afat deri të premten që të dorëzojë propozimet e veta. Këto propozime duhet të shqyrtohen nga treshja e institucionevem (Komisioni Europian, banka qendrore Europiane dhe Fondi Monetar ndërkombëtar), dhe pastaj do të kërkohet gjetja e terrenit të përbashkët. Në rast të kundërt, Greqia do të falimentojë. “Ky është momenti më kritik në historinë e Eurozonës. Afati final skadon këtë javë”, deklaroi Tusk.
Tusk tha më tej se Brukseli është përgatitur për të gjitha skenarët. “Nuk përjashtojmë as “skenarin e zi”. Duhet të shqyrtojmë pasojet e këtij skenari të zi për të gjithë Europën, jo vetëm për Eurozonën”, theksoi Tusk.
Edhe Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker deklaroi në konferencën për shtyp se ai nuk prjashtona snjë skenar, “madje edhe më të keqin”.
“Jemi gati edhe për skenarin e Grexit, për të cilin jemi përgatitur në detaje”, shtoi Juncker. “Kisha thënë poara referendumit se “jo”-ja do të dobësonte pozitën negociuese të Greqisë dhe kjo ndodhi sot”, theksoi presidenti i Komisionit Europian. Ai shtoi se Athina ka afat deri të premten në orën 08,30 të mëngjesit për të paraqitur propozimet e veta.
“Ne duam që Greqia të mbetet në BE dhe në Eurozonë, por qeveria greke duhet të na thotë se ku dëshiron që ta shpjerë vendin”, theksoi Juncker.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi se për momentin nuk ekzistojnë premisat për të filluar sërish negociatat me Greqinë. “Situata është vështirësuar shumë”, theksoi Merkel. Ajo tha se presin nga qeveria greke një paketë të detajuar me masa dhe reforma. Sipas saj, këto propozime do të hapin rrugën për fillimin e negociatave për programin e ri të ndihmës. Merkel shtoi se në programin e ri do të nevojiten nga ana e Athinës më shumë angazhime sa në programin e dytë, i cili nuk u finalizua.
Merkel paralajmëroi se mbeten vetëm pak ditë për marrjen e vendimeve.
Edhe presidenti francez, Francois Hollande ishte i rreptë në mesazhin e tij ndaj Athinës. “Ajo që luhet, është qëndrimi i Greqisë në Eurozonë dhe në BE. Ky është një vendim që më së pari i takon vetë Greqisë ta marrë”. Holland përsëriti se Franca nuk e dëshiron daljen e Greqispë nga eurozona, por theksoi se që të gjendet zgjidhje, duhet që Athina të paraqesë brenda afateve kohore, propozime me kredibilitet.
Përkundër skepticizmit dhe shqetësimit të partnerëve, kryeministri grek Aleksis Tsipras u paraqit më i relaksuar në deklaratën e shkurtër për shtyp.
“Qeveria greke depozitoi sot, a në Eurogrup, aq edhe në mtakimin e liderëve të eurozonës, propozimet greke, ashtu siç u transformuan si strategji kombëtare në takimin e lierëve të partive politike në Athinë”.
Sipas Tsipras, paketa e propozuar nga pala greke përmban “reforma të besueshme, me kriter drejtësinë sociale” dhe nga ana e partnerëve, “angazhimin për mbulimin e nevojave financiare të vendit në plan afatmesëm, një paketë të fuqishme investimesh, si dhe fillimin e diskutimit për ristrukturimin e borxhit”.
Tsipras u shpreh optimist se negociatat do të kurorëzohen me sukses, më e vona, deri në fund të javës.
Robert Goro
Ndaje me miqte