0030 210 33 18 483

Athinë grevë 24 orëshe të enjten. Si do të funksionojë transporti publik

TRIBUNA 06 Dhjetor 2016

Të enjten, më 8 dhjetor, Athina dhe gjithë Greqia do të paralizohet nga greva e përgjithshme 24 orëshe që ka shpallur Konfederata e Përgjithshme Sindikale Greke (GSEE). Në grevë do të marrin pjesë edhe punonjësit e sektorit të transportit publik, gjë që do të shkaktojë probleme në lëvizjen e qytetarëve. Gjithsesi, ndërprerjet e punës do të jenë të përkohshme. Kështu: Autobusat dhe trolejt do të funksionojnë nga ora 09,00 deri 21,00. Në të kundërt, metroja dhe treni elektrik do të funksionojnë vetëm në harkun kohor nga ora 10,00 deri 16,00. ka do të thotë se nuk do të ketë asnjë linjë nga fillimi i punës deri në orën 10,00 dhe nga ora 16,00 deri të premten në mëngjes. Në Selanik, autobusat urbanë nuk do të funksionojnë gjatë gjithë 24-orëshit. Vetëm linja 78N do të funksionojë normalisht, ashtu si dhe autobusat e modifikuar për personat me aftësi të kufizuar.

Ndaje me miqte