0030 210 33 18 483

Athinë ndizet pema e Vitit të Ri në sheshin Syntagma

Tribuna 12 Dhjetor 2017

Kryebashkiaku i Athinës, Jorgos Kaminis ka ndezur dritat e pemës së vitit të ri në sheshin Syntagma, duke shënuar njëkohësisht fillimin e festimeve të rastit. Kaminis ka dhënë një “mesazh shprese dhe optimizmi”. “Eshtë një shans për të gjithë ne që të kalojmë më shumë kohë me të afërmit tanë, të bëjmë shetitje në qytetin tonë, të preokupohemi dhe të qëndrojmë pranë gjithë njerëzve në nevojë”, ka thënë Kaminis. Ai ftoi të mëdhenj e të vegjël që të shetisin në qendër të kryeqytetit dhe zonave përreth dhe të marrin pjesë në sa më shumë veprimtari, si dhe të ndjejnë të gjithë së bashku frymën e festave. Kaminis tha se sivjet, ndërrimi i viteve do të festohet në Thision, nën imazhin unikal të Akropolit të ndriçuar, në shoqërinë e artistëve të zgjedhur. Mbrëmjen e të martës, të mëdhenj e të vegjël duke mbajtur në duar tollumbace në duar, u grumbulluan në sheshin Syntagma, nën tingujt e orkestrës filarmonike të bashkisë, Athens Big Band, ndërsa veprimtari u finalizua me koncertin e bandës Gadjo Dilo.

Ndaje me miqte