0030 210 33 18 483

Athinë shpërthim i fuqishëm te &ldquoEveresti&rdquo në sheshin Viktoria 6 të plagosur

TRIBUNA 01 Dhjetor 2016

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur paraditen e të enjtes në qendër të Athinës. Menjëherë pas shpërthimit, në brendësi të fast food “Everest” shpërthyen flakët. Raportimet e deritanishme njoftojnë për 6 të plagosur, mes tyre dhe një grua, gjendja e të cilës është e rëndë. Tre prej të plagosurve ishin klientë. Fast food “Everest” ndodhet në një prej zonave më të populluara të Athinës, në hyrje të stacionit të metrosë në sheshin Viktoria. Nga vala e shpërthimit u shkaktuan dëmtime edhe në objektet përreth, ndërkohë që motoçikleta fluturuan në ajët. Forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje. Sipas vlerësimeve të para, shpërthimi mund të ketë ndodhur gjatë punimeve për instalimin e sistemit të gazit natyror, që po zhvilloheshin në kuzhinën e lokalit në katin e nëndheshëm.

Ndaje me miqte