0030 210 33 18 483

Athinë transporti publik: greva të përsëritura gjatë dy javëve të ardhshme

05 Qershor 2016

Duke filluar që nga e hëna, 6 qershor, punonjësit në metro, trenin elektrik dhe tramvajin, do të ndërpresin punën, nga fillimi i turnit, deri në orën 10,00 paradite. Lëvizja e tyre bëhet në shenjë proteste ndaj inkuadrimit të transportit publik në fondin e privatizimeve, por edhe për vonesat në nënshkrimin e kontratave kolektive të punës. Ndërprerjet e punës do të përsëriten edhe të mërkurën, nga ora 12,00 deri 16,00, si dhe të premten, nga ora 22,00 deri në përfundim të turnit. Më poshtë vijon tabela me gjithë ndërprerjet e punës që do të shënohen në transportin publik, nga e hëna, 6 qershor, deri të premten e ardhshme, 17 qershor E Hënë, 6 qershor: nga fillimi i turnit deri në ora 10,00. E mërkurë, 8 qershor: nga ora 12,00 deri 16,00. E premte, 10 qershor: nga ora 22,00 deri në përfundim të turnit. E hënë, 13 qershor: nga fillimi i turnit deri në ora 10,00. E mërkurë, 15 qershor: nga ora 21,00 deri në përfundim të turnit. E premte, 17 qershor: nga ora 12,00 deri 17,00. Tribuna

Ndaje me miqte