Austri kandidati proeuropian zgjidhet president
24 Maj 2016
Ish-lideri i të gjelbërve, njëkohësisht kandidati i pavarur, Alexander Van der Bellen fitoi zgjedhjet presidenciale në Austri me 50,3 për qind të votave, njoftoi agjencia zyrtare austriake e lajmeve, APA.
Van der Bellen bëri fushatë për një qëndrim më proevropian të vendi të tij, ndërkohë që kundërshtari i tij kryesor, Hofer e mbështeti fushatën e tij kundër azilkërkuesve.
Avantazhi i Van der Bellenit ishte me 31 026 vota.
Ndërkohë, ultranacionalisti Norbert Hofer pranoi humbjen e zgjedhjeve.
“Pas një zgjedhjeje emocionuese austriakët shpëtuan për një fije floku pa u bërë turp i botës”, komenton radio Detsche Welle. Presidenti i ri i vendit nuk do të jetë populisti i djathtë Norbert Hofer, por profesori i majtë liberal, Alexander Van der Bellen.
Në pjesën tjetër të Evropës shumë njerëz të thjeshtë dhe politikanë të lartë si nga partitë konservatore edhe ato social-demokrate kishin frikë se në Austri mund të vinte në krye të shtetit, për herë të parë në BE, një populist i djathtë. Van der Bellen fitoi në një fushate zgjedhore polarizuese vetëm me një minimum të vogël votash.
Për Austrinë këto zgjedhje presidenciale ishte në një mënyrë ose në një tjetër një tërmet politik. Votuesit ndëshkuan partitë që mbajnë koalicionin qeverisës, social-demokratët dhe konservatorët. Qendra u shpërbë dhe mbetën kandidatët e skajeve të spektrit politik, zgjedhja ndërmjet të cilëve ishte më tepër një torturë.
Shumë votues votuan për Van der Bellen, jo sepse ata e konsiderojnë kandidatin e të Gjelbërve si një politikan të mrekullueshëm, por për shkak se ata donin të parandalonin një populist të djathtë.
Zgjedhjet treguan gjithashtu se sa të fortë janë tani në spektrin konservator kombëtar në Austri skeptikët ndaj BE-së, kritikuesit e fesë islame, kundërshtarët e emigracionit, komenton radioja gjermane, Deutsche Welle.
Tribuna
Ndaje me miqte