0030 210 33 18 483

Autostrada Joniane fillon pagesa e taksës së kalimit

Tribuna 26 Prill 2017

Ka filluar nga mesnata e të hënës, 24 prill, pagesa e taksës së kalimit në autostradën e re “Ionia Odos”, që lidh Antirion me Janinën. Taksat do të paguhen fillimisht në segmentin rrugor nga by passi i Agrinios deri në mbikalimin e Amfilofias (Kuvaras). Sipas kompanisë “Nea Odo”, taksa do të paguhet në stacionin kryesor të Angelokastros dhe në stacionet anësore të mbikalimit të Kuvaras në Amfilohia. Vlera e taksave në stacionin e Angelokastros janë si më poshtë: Motoçikletat dhe triçiklat: 2,45 euro Autoveturat: 3,50 euro Kamionat, autobusat dhe mjetet e tjera me më pak se katër akse: 8,75 euro Automjetet me më shumë se katër akse: 12,25 euro. Në stacionet anësore të mbikalimit të Kuvaras: Motoçikletat dhe triçiklat: 1,10 euro Autoveturat: 1,60 euro Kamionat, autobusat dhe mjetet e tjera me më pak se katër akse: 4,05 euro Automjetet me më shumë se katër akse: 5,65 euro. "Nea Odos" sqaron se “në asnjë rast nuk është e mundur që një drejtues mjeti i cili paguan taksën në stacionin kryesor, të paguajë sërish edhe në stacionin anësor të të njëjtës zonë dhe në të njëjtin udhëtim”. Dhe anasjelltas, “në asnjë rast nuk është e mundur që një drejtues mjeti i cili paguan taksën në stacionin anësor, të paguajë sërish edhe në stacionin kryesor të të njëjtës zonë dhe në të njëjtin udhëtim”. Gjithashtu, “çdo drejtues mjeti ka në dispozicion të tij një sërë shërbimesh, si: patrullim 24 orë për sigurinë rrugore, numrin 4 shifror “1075” për emergjencat rrugore, shërbim telefonik të klientit në numrin 2641306306 dhe asistencë rrugore falas në rast defekti në autostradë”.

Ndaje me miqte