0030 210 33 18 483

Avramopulos: &ldquoKurrë nuk u shtrua dalja e Greqisë jashtë Shengenit&rdquo

09 Shkurt 2016

“Nuk është shtruar kurrë çështja e forcimit ushtarak të kufijve të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë (FYROM), ashtu siç nuk u shtrua kurrë për diskutim çështja e daljes së një vendi të BE nga zona Shengen”, deklaroi komisioneri i Bashkimit Europian për emigracionin, çështjet e brendshme dhe nënshtetësinë, Dimitris Avramopulos, gjatë një interviste për televizionin Star dhe gazetarin Nikos Haxhinikolau. Avramopulos deklaroi se Europa u thotë shteteve anëtare që të zbatojnë rregullat që përshkojnë Marrëveshjen Shengen, duke theksuar se kurrë nuk pati një diskutim zyrtar mbi të ashtuquajturin “Shengen i vogël”. “BE kurrë nuk diskutoi çështjen e nxjerrjes së një vendi. Kur vërehen mungesa apo probleme, Europa vjen dhe thotë: Korrigjojini. Nuk ka predispozicion ndëshkimi. ?do vend duhet të përmbushë angazhimet që ka marrë”, theksoi komisioneri grek, që shprehu sigurinë se sapo të fillojë funksionimi i pikave të identifikimit të emigrantëve do të disbursohene dhe fondet që janë akorduar për Greqinë. “Nëse krijimi i këtyre pikave ishte bërë më përpara, do të ishin evituar shumë nga ato që rëndojnë situatën në ishuj”, tha Avramopulos, duke theksuar se Greqia nuk është e vetme as politikisht, as ekonomikisht. Siç sqaroi, nga shuma prej 475 milionë euro që është miratuar, Greqia ka marrë faktikisht si paradhënie 33 milionë. “Procedurat për pjesën tjetër nuk kanë filluar, pasi duhen respektuar disa formalitete. Përveç kësaj, Greqia ka paraqitur 16 kërkesa për financime emergjente. 14 prej tyre, me vlerë 29,2 milionë euro, janë miratuar, ndërsa të tjerat janë në rrugën e miratimit”, tha Avramopulos duke shtuar se “që nga momenti që do të fillojë të funksionojë rrjeti i pikave të identifikimit (hot spost), atëherë do të disbursohen këto para”.

Ndaje me miqte