0030 210 33 18 483

BALLA: OPOZITA GEZON KUR KRIMI GODET DHE PEZMATOHET KUR POLICIA GODET KRIMIN

18 Shkurt 2015

Nënkryetari i grupit parlamentar te PS-se, Taulant Balla, doli te merkuren ne mbremje me një deklaratë për mediat, ku akuzoi opozitën se gëzon kur krimi godet dhe pezmatohet kur krimi goditet nga Policia e Shtetit. Balla, u shpreh se “nuk ka asnjë opozitë, në asnjë vend të botës, që të lumturohet kaq shumë sa Partia Demokratike, sa herë krimi godet. Dhe nuk ka asnjë opozitë, në asnjë vend të botës, që të pezmatohet kaq shumë sa Partia Demokratike kur krimi goditet nga policia. Ky është rasti fatkeq i opozitës në Shqipëri. Jo më larg se një javë më parë, bota e errët e krimit kërcënoi familjen e ministrit të Brendshëm, pikërisht për vendosmërinë që po luftohet krimi. Por, Partia Demokratike jo vetëm që nuk shprehu as solidaritetin më njerëzor me ministrin e Brendshëm të Republikës së Shqipërisë, por vrapoi ta akuzonte atë personalisht në mënyrë të turpshme dhe të padëgjuar më parë”. Balla ka akuzuar kryetarin e PD-se, Lulzim Basha, si njeriun që kishte marredhënie me Emiliano Shullazin, duke u shprehur: “Sot dua t’i drejtoj personalisht Lulzim Bashës një pyetje: Emiliano Shullazi në emër të Lulzim Bashës në vitin 2011 prishte takimet elektorale të Partisë Socialiste. farë marrëveshje kishe ti Lulzim me këtë person, që e përdore për të prishur mitingjet e opozitës kur ti ishe ministër i Brendshëm dhe kandidat i Saliut për Kryetar të Bashkisë së Tiranës? Pa i dhënë përgjigje kësaj pyetje, nuk ke asnjë të drejtë morale apo politike, të baltosësh Policinë e Shtetit dhe qeverinë aktuale”, perfundoi deklaratën Balla.

Ndaje me miqte