BEja miraton buxhetin e 2017ës me 1579 miliardë euro
TRIBUNA
02 Dhjetor 2016
Presidenti i Parlamentit Evropian miratoi buxhetin e vitit 2017 të Bashkimit Evropian, që parashikon një vlerë të përgjithshme rreth 157,9 miliardë euro, në përputhje me kompromisin e arritur me eurodeputetët dhe shtetet anëtare.
Përpara nënshkrimit nga ana e Martin Schulz, Parlamenti miratoi me shumicë të theksuar 438 vota pro, 194 kundër dhe 7 abstenime, ky buxhet parashikon 157,9 miliardë euro në kontekstin e angazhimeve (shuma të parashikuara për programe që mund të zgjasin më tepër se një vit).
Vlera në konceptin e pagesave në 2017 u rrit në 134,5 miliardë euro.
Në nisje të procedurës buxhetore, Komisioni Evropian kishte propozuar një buxhet të përgjithshëm me 157,7 miliardë euro në angazhime dhe 134,9 miliardë në kuptimin e pagesave.
Ndaje me miqte