0030 210 33 18 483

Banorët e KukësHasit peticion kryeministrit: Na falni debitë e korrentit

15 Mars 2015

Në Kryeministri është protokolluar me numrin 1897 një peticion i banorëve të Kukësit dhe të Hasit, ku 2358 qytetarë kanë firmosur kërkesën që qeveria të falë debitë dhe kamatëvonesat e energjisë elektrike për familjet dhe bizneset e zonës. Arsyeja për hartimin dhe nënshkrimit e peticionit, nuk lidhet vetëm me gjendjen e mjeruar ekonomike në zonat në fjalë, por edhe me faktin se shumë prej banorëve të Kukësit dhe Hasit synojnë të largohen masivisht nga atdheu, për të kërkuar azil politik në vende të Bashkimit Europian, të cilët nuk kanë për t’i pranuar. Organizator i hartimit dhe nënshkrimit të peticionit është Nderim Lushi, i cili ka nënshkruar edhe letrën shoqëruese, drejtuar kryeministrit, që po e botojmë të plotë: "I nderuar Kryeministër i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama, bashkangjitur me këtë letër është një peticion i nënshkruar nga 2358 banorë të rretheve Kukës dhe Has, i cili iu drejtohet juve. Përmes tij kërkohet që të falen debitë dhe kamatëvonesat e energjisë elektrike për familjet dhe bizneset e rretheve të lart-përmendura. Iniciativa për ndërmarrjen e këtij peticioni lindi si përgjigje ndaj gjendjes shumë të vështirë ekonomike që banorët e këtyre dy rretheve po kalojnë. Me qindra arrin numri i familjeve që nuk përmbushin dot nevojat e tyre bazike, e gjendja e tyre është përkeqësuar edhe më shumë pas nisjes së shlyerjes së debive e kamatëvonesave ndaj OSHEE të akumuluara ndër vite. Veç kësaj, një arsye tjetër që çoi në idenë e nënshkrimit të këtij peticioni, dhe jo më pak e rëndësishme se ajo e para, është edhe të qenurit në prag të një eksodi azil-kërkuesish nga banorët e këtyre zonave në vendet e Bashkimit Europian. Nga kontaktet që kam pasur me banoret e ketyre rretheve këto dite, kam vënë re se shumë kryefamiljarë po nxitojnë apo planifikojnë të aplikojnë për pashaporta të reja për pjestaret e familjeve të tyre me qëllim largimin nga Shqipëria dhe me destinacion ne një nga vendet e Bashkimit Europian, veçanërisht Gjermania. Ky peticion ishte mundësia dhe mjeti i vetëm për këta njerëz për të bërë me dije shtetin dhe qeverinë për gjendjen e tyre. Qytetarët janë treguar jashtëzakonisht të gatshëm për ta firmosur peticionin duke shpresuar fort se Kryeministri do ta marrë në konsideratë atë. Duke qenë në prag të skamjes, shumë banorë janë vënë përballë dy mundësive: të kërkuarit ndihmë nga Kryeministri, që të paktën t’ua falë shumat debitore dhe kamatëvonesat e energjisë elektrike, ose të kërkimit të azilit në vendet e Bashkimit Europian, e kjo do të ishte zgjidhja më e keqe për ta. Firmosja e peticionit filloi me date 18 shkurt, 2015, dhe ka vazhduar përreth dy javë. Pas një proteste të organizuar në qytetin e Kukësit në mbështetje të këtij peticioni nga qindra qytetarë, dhe pas përkeqësimit të motit në rrethet verilindore, firmosja e mëtejshme e peticionit u mendua të ndërpritet e t’i dorëzohet Kryeministrit. Për gjithashtu, mendojmë se numri i nënshkruesëve është mjaftueshëm i madh që ai të merret në konsideratë. Me bindje të plotë se Kryeministri z. Edi Rama do ta marrë në konsideratë zërin e këtyre banorëve dhe të një përgjigjeje pozitive, ua dorëzojmë juve këtë peticion. Organizatori: Nderim Lushi”.

Ndaje me miqte