Basha: "Marrëdhëniet me Greqinë në nivel zero"
Ora NEWS
12 Shtator 2017
Në fjalën e tij në Kuvend, kryetari i PD, Lulzim Basha u ndal edhe në marrëdhëniet me vendet fqinje. Me Italinë dha kryeopozitari Basha marrëdhëniet kanë humbur çdo përmbajtje, ndërsa me Greqinë ato janë në nivel zero. Sipas tij në vend të tyre, Rama vuri prioritet marrëdhëniet me Greqinë.
Basha: Rama 1 është qeveria që marrëdhëniet me dy partnerët kryesorë tregtarë, ekonomik dhe politik të vendit Italinë dhe Greqinë i ka kthyer në nivelin e kohës së komunizmit. Marrëdhëniet me Italinë kanë humbur çdo përmbajtje, ndërsa ato me Greqinë kanë qenë zero, saqë për herë të parë në vitet e tranzicionit nuk ka patuar as këmbim vizitash në nivel kryeministri Greqi -Shqipëri. Në vend të tyre Rama 1 vuri si prioritet marrëdhëniet më Serbinë, por që edhe atë përvec batutave me Vucic nuk kanë sjellë asnjë efekt, madje as zhbllokimin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën, që Serbia e mban të bllokuar.
Ndaje me miqte