Basha: Arrestimi i Saimir Tahirit është vetëm hapi i parë.
Tribuna
19 Tetor 2017
Menjëherë pas publikimit nga Prokuroria të kërkesës për heqjen e imunitetit Saimir Tahirit, kreu i opozitës, kryetari i PD, Lulzim Basha, ka bërë këtë deklaratë:
“Prokuroria e Krimeve të Rënda sapo ka njoftuar depozitimin në Kuvendin e Shqipërisë të kërkesës për heqjen e imunitetit për arrestimin dhe kontrollin e banesës të deputetit Saimir Tahiri. I bëj thirrje kuvendit të veprojë menjëherë. I bëj thirrje kuvendit të mbledhë menjëherë komisionin e mandateve dhe seancën plenare për të vepruar pa vonesë. ?do orë, çdo minutë vonesë do të shërbejë për shkatërrimin e provave. Sot është koha që cdo shqiptar i ndershëm dhe cdo deputet në kuvendin e Shqipërisë që ndihet përgjegjës para tyre të veprojë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Arrestimi i Saimir Tahirit është vetëm hapi i parë.
Në fakt, që prej këtij momenti qeverisja e Edi Ramës ka mbaruar. ?do ditë të qëndrimit të tij si kryeministër është agoni për gjithë Shqipërinë. Vetë Edi Rama është sot i vdekur politikisht. Një kufomë politike që sillet vërdallë dhe flet si njeri i çekuilibruar. PS është sot në buzë të greminës nëse nuk shkëputet nga Edi Rama dhe grupi kriminal që ai solli në krye të PS. Thirrja ime është për mbledhjen e menjëhershme të komisionit të mandateve dhe seancës plenare për të votuar heqjen e imunitetit që do t'i hapë rrugë arrestimit të menjëhershëm të Saimir Tahirit. Thirrja ime është për largimin e menjëhershëm të Edi Ramës nga posti i Kryeministrit. Koha nuk pret”.
Ndaje me miqte