Basha: &ldquoBisedimet dështuan pse Rama refuzoi qeverinë teknike. Javën e ardhshme nis mosbindja civile&rdquo
Tribuna
26 Prill 2017
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha duke folur te “?adra e Lirisë” ka shprehur falenderime për Kryetarit e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian David McAllister (EPP) dhe Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë Knut Fleckenstein duke deklaruar dhe lajmin e keq të dështimit të dialogut. Basha ia ka faturuar dështimin kryeministrit Edi Rama.
“Të dy përfaqësuesit europianë bënë përpjekje për të kontribur një zgjidhje reale të krizës politike që ka mbërthyer vendin tonë. Për fat të keq përpjekja e dy ndërmjetësuesve europian nuk pati sukeses. Kjo sepse Edi Rama refuzon qeverinë teknike si zgjidhjen e vetme për të krijuar kushte dhe premisë të barabarta për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Basha dhe shtoi:
Po ashtu Basha tha se, “kushti i pa tjetërsueshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme është qeveria teknike dhe ne do ta vazhdojmë betejën tonë të pandalshme. Prandaj të bëhemi gati se kjo lëvizje frymëzon shqiptarët të vendosur për të vazhduar qëndresën tonë në këtë momet të lirisë dhe javën tjetër do të nisim mosbindjen civile në të gjithë Shqipërinë”.
Zoti Basha shpjegoi më tej se “Partia Demokratike ka rënë dakord me një numër të madh propozimesh të natyrës teknike, të cilat do të ndihmonin për të përshpejtuar procesin e dekriminalizimit dhe për të luftuar me të vërtetë drogën. Por, nuk mund të pranojmë kurrë që këto detyra, të cilat Edi Rama me vetëdije nuk i kreu gjatë kohës që ishte ne qëverisje, sepse beri të kundërtën duke sjellë kriminelët në parlament në krye të bashkive dhe institucioneve publike të vendit, duke e kthyer Shqipërinë në një hambar droge për përfitime pasurore dhe të pushtetit të tij, ky njeri pra, që dështoi të bëjë detyrat e tij para shqiptarëve tash 4 vite, do të mund t’i bënte ato në këto 4 javë që i kanë mbetur të mandatit të tij”.
“Javën e ardhshme do të nisim përshkallëzimin e mosbindjes civile anembanë Shqipërisë, për t’i treguar Edi Ramës dhe tiranisë së krimit dhe drogës se, koha kur në Shqipëri bëheshin votime por jo zgjedhje, ka marrë fund një herë e mirë. Nuk do të ketë më kurrë votime dhe jo zgjedhje. Nuk do të ketë kurrë pushtet pa opozitë”, përfundoi Lulzim Basha.
Ndaje me miqte