0030 210 33 18 483

Basha: Do ta shndërrojmë të gjithë Shqipërinë në çadrën e lirisë

ATSH 19 Maj 2017

Në mbyllje të “çadrës së lirisë”, pas 90 ditësh qëndrimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kreu i PD Lulzim Basha doli përpara protestuesve në orët e vona të mbrëmjes së te enjtes duke premtuar se do ta shndërrojnë të gjithë Shqipërinë në çadrën e lirisë. Basha tha se ka marrë fund koha e maskarenjve dhe tani është koha e shqiptarëve. “Ju merrni me vete mesazhin histori të kësaj çadre, qytetarët e bashkuar për një kauzë të drejtë fiton gjithmonë. Ky shesh, këto metra katror janë hapësirë e parë që ju çliruat në 18 shkurt, tani që themelet e republikës së re janë mishëruar në marrëveshjen e arritur”, u shpreh ai. Ai tha se “ju fitimtarët e vërtetë të kësaj beteje, bashkë me shqiptarët ju pret një tjetër mision i madh, ta shndërrojmë Shqipërinë në sheshin e lirisë, në çadrën e lirisë. “ “Infektojeni gjithë Shqipërinë me kurajon tuaj, me besimin tuaj të patundur. Le ta dije çdo shqiptar se koha e frikës ka marrë fund, koha e zuzarëve që ju vidhnin dhe blinin votat ka marrë fund, koha e maskarenjve po merr fund, tani është koha e shqiptarëve”, apeloi Basha. E ngritur në 18 shkurt, adra e demokratëve, e ka përfunduar tashmë misionin e saj, pas arritjes së marrëveshjes për krijimin e një qeverie teknike, ku 6 ministri të rëndësishme të kabinetit do t’i dorëzohen opozitës.

Ndaje me miqte