Basha: Lajm i mirë për shqiptarët negociojmë për variantin hibrid
18 Korrik 2016
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se Partia Demokratike është dakort për të negociuar për variantin hibrid të reformës në drejtësi dhe shpresoj që të përmbyllet me sukses reforma e shumëpritur nga shqiptarët.
Kryetari i PD-së, Basha pas takimit tripalësh në kryesinë e Kuvendit ka dhënë një prononcim për mediat ku u shpreh se: “Diskutuam bazuar mbi propozimin hibrid dhe rekomondimet finale të Komisionit të Venecias. Për ne kjo është një sukses një mundësi për të përmbyllur me sukses maratonën e reformës në drejtësi për të përmbullur në veçanti draftin kushtetues. Ndaj siç e kam thënë vazhdimisht negociatori ynë, Oerd Bylukbashi ka plotëfuqinë për të negociuar një zgjidhje bazuar mbi propozimin hibrid dhe rekomondimet e Komisionit të Venecias”.
“Ne kemi paraqitur një zgjidhje dhe kontributi ynë për ta sjellë propozimin hibrid tërësisht brenda parametrave të venesias është dëshmia më e qartë e seriozitetit përkushtimit dhe sinqeritetit të Partisë Demokratike që e ka parë dhe e sheh reformën në drejtësi si një interes madhor i qytetarve shqiptarë dhe jo si një kalkulim politik apo beteje elektorale. Kështu e kemi nisur dhe kështu po e vazhdojmë këtë process. Uroj që negociatorët do të bëjnë një punë të mirë dhe do e çojnë në një nivel pozitiv këtë proçes për ti dhënë shqiptarëve lajmin e mirë”, tha Basha.
Ndaje me miqte